Pas dy javësh Parku Kombëtar i Llogarasë jashtë çdo rreziku

Pas dy javësh Parku Kombëtar i Llogarasë jashtë çdo rreziku

Pas dy javësh luftë me flakët, sot Parku Kombëtar i Llogarasë është jashtë çdo rreziku, ka bërë të ditur Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Vlorë. 

Ky institucion shpreh mirënjohje për të gjitha forcat e angazhuara në kontrollin dhe shuarjen e zjarrit në këtë Park nacional.

“Falenderojmë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit, Agjencinë e Mbrojtjes Civile, dhe padyshim ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Prefektin e Qarkut Vlorë për koordinimin e operacionit dhe angazhimin përtej detyrës. Falenderojmë në mënyrë të veçantë edhe banorët e Dukatit që ju bashkuan përpjekjeve për shuarjen e zjarrit. Më në fund prej dy javësh zona merr frymë lirisht”, shprehet Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë.

Zjarri që përfshiu pjesën perëndimore të gadishullit, kërcënoi Parkun Kombëtar të “Llogorasë” dhe pas dy javësh mundi dhe sakrificash të qindra punonjësve u bë e mundur që të shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Karaburun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy