Goditi me motoskaf fëmijën 7-vjeçar, policia vë në pranga drejtuesin e mjetit lundrues

Goditi me motoskaf fëmijën 7-vjeçar, policia vë në pranga drejtuesin e mjetit lundrues

Policia ka arrestuar sot një 40-vjeçar i cili teksa po drejtonte një mjet lundrues dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në det.

40-vjeçari me inicialet A.K., me banim në Tiranë, akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

 

NJOFTIMI

Nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese, për pasojë dëmtoi një shtetas të mitur, vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti lundrues tip motoskaf.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në plazhin e Jonufrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. K. nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, ku si pasojë ka dëmtuar një 7-vjeçar që ishte duke notuar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy