Kodi Penal që “vret” dëshmitarët/ Politika shfuqizon nenin që i ulte dënimet bashkëpunëtorëve (VIDEO)

Kodi Penal që “vret” dëshmitarët/ Politika shfuqizon nenin që i ulte dënimet bashkëpunëtorëve (VIDEO)

Prej më shumë se një muaj, Kodi Penal shqiptar ka pësuar një ndryshim pa zhurmë por të rëndësishëm dhe lidhur me Institutin e Dëshmitarit të Drejtësisë. Nga shkurti është shfuqizuar neni që i ulte atyre vitet e dënimit në rast se pranonin të rrëfenin krimet e kryera qoftë si pjesë e nëntokës apo edhe e jakave të bardha.

 

Politika shqiptare pasi miratoi pa zhurmë, ka vendosur të tërhiqet nga dispozita e rëndësishme e Kodit Penal, duke rikthyer në fuqi nenin që lidhet me mbrojtjen e dëshmitarit të drejtësisë. 

 

Ky nen konsiderohet një mekanizëm i rëndësishëm për hetimet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

 

Emisioni “FactCheck” në MCN TV mëson nga burime pranë parlamentit, gjatë diskutimeve me deputetët është argumentuar se ky ndryshim duhet zhbërë dhe rikthyer siç ishte.

 

Aktualisht, struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka në proces një numër të madh çështjesh që lidhen me bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët ofrojnë dëshmi për rrjete kriminale ose korrupsion në nivele të larta. Për këtë arsye, mbrojtja e tyre dhe lehtësimi në dënimi me marrëveshje konsiderohet element thelbësor për vazhdimin e hetimeve. 

 

Por çfarë ka miratuar parlamenti?

 

Në seancën e mbajtur më 28 janar me argumentin si direktivë e BE-së me propozues Ministrinë e Drejtësisë u futën ndryshimet në Kodin Penal.

 

E në ndryshimet e miratuara dhe tashmë në fuqi prej 13 shkurt 2026, thuhet në nenin 4: “Paragrafi i shtatë i nenit 28 shfuqizohet”.

 

Ndërsa përpara ndryshimit neni 28 ishte si në këtë dokument:

 

Neni 28 Forma të veçanta të bashkëpunimit

 

7. Pjesëtari i organizatës kriminale, organizatës terroriste, bandës së armatosur ose i grupit të strukturuar kriminal, përfiton përjashtimin nga dënimi ose uljen e tij, kur jep ndihmesë, që gjykohet vendimtare për njohjen e veprimtarisë së tyre, të bashkëpunëtorëve të tjerë, pasurive të zotëruara drejtpërdrejt ose jo prej tyre, si dhe për veprimtaritë hetimore, që zhvillohen ndaj organizatave kriminale, organizatave terroriste, bandave të armatosura dhe grupeve të strukturuara kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy