
Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, bashkia Lezhë, vazhdon te jetë aktive.
Kjo pasi është ndihmuar dhe nga era me intensitet, referuar informacioneve të drejtuesit të operacionit në teren kemi 3 mjete zjarrfikëse, (3 mjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë), me personelin përkatës.
Operacioni për fikjen e zjarrit ka filluar sipas parashikimeve, efektivët e FA dhe ato bashkiake ndodhen në terren.
Përqendrimi i mjeteve zjarrfikëse, me personelin përkatës është i përqendruar në fshat, kryesisht në mbrojtje të shtëpive te fshatit Malecaj, kurse në drejtim të lartësive të malit të Rrencit, po ndërhyhet me pompa shpine, kazma e lopata nga Shërbimi Zjarrfikës, FA, dhe forcat bashkiake duke bërë të mundur prerjen e zjarrit e largimin e rrezikuar nga shtëpitë e banimit.
Përsa i përket zjarrit në fshatin Shemri, njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, sipas raportimeve mund të themi se është fikur, kjo e ndihmuar dhe nga një sasi reshjesh shiu, që kanë rënë gjatë orëve të pasdites.
Megjithatë, kjo vatër zjarri për siguri, po monitorohet dhe nga shërbimi pyjor i kësaj bashkie.
Ndërsa zjarri i rënë tek vendi i quajtur “Rëra e Hedhur”, fshati Mal i Rrencit, njësia administrative Shëngjin është monitoruar gjatë natës nga Shërbimi i MZSH Lezhë me një mjet zjarrfikës, të ardhur nga në ndihmë nga bashkia Mirditë, kurse sot kjo vatër po ndiqet nga shërbimi pyjor i bashkisë Lezhë.



