KQZ miraton akreditimin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR dhe KRIIK për zgjedhje

KQZ miraton akreditimin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR dhe KRIIK për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR, për akreditimin e 32 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ gjithashtu vendosi të miratojë kërkesën e Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) për akreditimin e 11 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Gjithashtu, pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Bindja Demokratike”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 46, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Elbasan, Merita Xhika, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy