Ed Sheeran fiton gjyqin për “Shape of You”, gjykata i jep 1 mln dollarë dëmshpërblim

Ed Sheeran fiton gjyqin për “Shape of You”, gjykata i jep 1 mln dollarë dëmshpërblim

Ed Sheeran ka shënuar fitoren e dytë në gjyqin e tij të fundit për të drejtat e autorit, ndërsa Gjykata i akordoi këngëtarit mbi 1.1 milionë dollarë dëmshpërblim.

Duke shpjeguar vendimin e tij për t’i dhënë Sheeran-it kosto të tillë të konsiderueshme, gjyqtari Antony Zacaroli shkroi në gjykimin e tij: “Pika e fillimit është të identifikohen fituesit dhe humbësit në aksion sepse rregulli i përgjithshëm është që pala e pasuksesshme të paguajë kostot e palës së suksesshme… Nuk ka asnjë dyshim për këtë: [Sheeran] padyshim fitoi dhe fitoi në çdo pikë thelbësore.”

Në prill, gjykatësi Zacaroli vendosi që Sheeran nuk kishte bërë plagjiaturë të një kënge të vitit 2015 të titulluar “Oh Why” nga Sami Chokri në hitin e tij “Shape of You”.

Sheeran shkroi këngën “Shape of You” së bashku me këngëtarin e Snow Patrol, Johnny McDaid dhe producentin Steve Mac.

Sheeran besohet se ende po lufton një tjetër padi për të drejtën e autorit, për këngën e tij “Thinking Out Loud”, dhe në vitin 2016 u padit për këngën “Photograph”. Kjo çështje u zgjidh jashtë gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy