Edhe ujësjellësit me koncesion/ Soko: Do rritet çmimi i ujit. Kalimi tek privati s’mund të bëhet kaq lehtë

Edhe ujësjellësit me koncesion/ Soko: Do rritet çmimi i ujit. Kalimi tek privati s’mund të bëhet kaq lehtë

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e emisionit “MCN Economy” se dhënia e ujësjellësve me koncesion do të çojë në rritje të çmimit të ujit për qytetarët.

Duke vijuar më tej, Soko tha se kalimi nga shteti tek privati s’mund të bëhet kaq lehtë.

Sipas Sokos qytetarëve i duhet dhënë një shpjegim pse një menaxher kur kompania është private punon më e mirë dhe e kundërta.

Përse duhet të dështojë tek shteti dhe duhet ta zgjidhë privati? Kemi të bëjmë me një shërbim jetik të rëndësisë së veçantë. Së bashku me energjinë ka trajtim të veçantë. Në Shqipëri i kemi trajtuar si përgjegjësi shtetërore. S’ka qenë kot kjo gjë.

Propozohet dhënia me koncesion. Çfarë do të ndryshojë?

Nëse këtu është abuzuar dhe ka dalë me humbje dhe nuk duhet të dalë, atëherë kushdo që e ka menaxhuar duhet të japë llogari. Nuk mund të ndodhë ky kalim nga shtetërore në privat kaq lehtë, a thua po japin festivalin e këngës.

Përpara se të merret ky vendim duhet të sqarohet publiku pse një menaxher kur kompania është private punon më e mirë dhe e kundërta?

N.q.s. funksionon tek privati këta të shtetit duhet të japin llogari.

Në Shqipëri publiku ka dështuar të imponojë vullnetin e vet përmes reagimit. Kjo është parë si një shenjë dobësie që ka nxitur më pas mungesën e besimit tek publiku i gjerë. Reagimi do duhet të kishte një feedback nga mbrapa.

Kushdo që do marrë ujësjellësin e Tiranës, Lezhës, Ersekës ka monopolin aty. Ti mund të abuzosh sa të duash me çmimin nëse qëllimi yt është fitimi, kur është shtetërore qëllimi është shërbimi.

Nga eksperienca që kemi parë me PPP-të qytetarët s’kanë dalë asnjëherë me fitim. E para vetë modeli është shumë i shtrenjtë prandaj nuk aplikohet gjerësisht, është e shtrenjtë për qytetarin, e dyta, i dyer e hapura për abuzime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy