Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, është denoncuar në IKMT nga fqinjët për një shtesë pa leje në pallatin ku banon.Siç raporton Shqiptarja.com, denoncimi është bërë nga Flamur Balla.
Banorët pretendojnë se shtesa i përket familjes së ish-deputetes Shkjau, ndërsa ndërtimi që është bërë u pengon pamjen.
Pallati ndodhet në lagjen nr. 1 në Durrës buzë bregdetit, ndërsa pas denoncimit të dy banorëve të pallatit ngjitur, inspektorët e IKMT kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Në banesë jeton familja e ish-deputetes, pasi vetë Esmeralda Shkjau banon në kryeqytet.



