Kuvendi i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme për heqjen e taksës

Kuvendi i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme për heqjen e taksës

Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për të hequr pjesërisht taksën mbi mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës, i cili mblidhet ë një seancë të jashtëzakonshme. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.

Javën e kaluar, kryeministri Kurti njoftoi vendimin për heqjen fillimisht të taksës për lënën e parë, më 15 mars, ndërsa më pas edhe për pjesën tjetër të mallrave, duke nisur nga data 1 prill për një periudhë 90-ditore.

Në këmbim të kësaj, Kurti ka kërkuar gatishmërinë e Serbisë për dialog dhe tërheqjen nga fushata e lobimit për të anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet e tjera.

Taksa 100% mbi mallrat serbe u vendos në fund të vitit 2018 nga kryeministri Ramush Haradinaj. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, Haradinaj nuk u tërhoq nga ky vendim dhe tani e konsideron të gabuar masën e qeverisë “Kurti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy