Vulin fyen Kurtin: Mjafton një budalla për të nisur luftën 

Vulin fyen Kurtin: Mjafton një budalla për të nisur luftën 

Patrullimi i tre avionëve ushtarakë serbë në afërsi të kufirit me Kosovën i shtohet tensioneve të ditëve të fundit për çështjen e targave.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha në TV Prva se helikopterët kanë të drejtë të fluturojnë ku të duan mbi territorin e Serbisë. Madje, duke e etiketuar kryeministrin e Kosovës si budalla, ai akuzoi për nxitje lufte.

Duhen dy për të pasur paqe, por për fillimin e luftës mjafton një budalla, dhe kam frikë se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai është në Prishtinë dhe e ka emrin Kurti.

Sipas B92, Vulin tha më tej se në Serbi nuk kanë arsye për t'u shqetësuar.

Njerëzit që drejtojnë Prishtinën janë frikacakë të mëdhenj, dhe ju mund të prisni gjithçka prej tyre. Ata e panë që serbët janë të bashkuar, ata nuk dinë çfarë të bëjnë, dhuna nuk mund të kalojë, serbët në Kosovë nuk janë vetëm, tani duhet të zhvillohen negociatat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy