Daci: Prej kohësh Konsullatat kanë kompetencat e punonjësve të Gjendjes Civile. Projektligji, në vazhdën e përpjekjeve për votën e emigrantëve

Daci: Prej kohësh Konsullatat kanë kompetencat e punonjësve të Gjendjes Civile. Projektligji, në vazhdën e përpjekjeve për votën e emigrantëve

Konsullatat shumë shpejt do të ofrojnë shërbime të plota për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Lidhur me këtë projektligj i cili është hedhur në konsultim, Alban Daci, përfaqësues i Diasporës Shqiptare tha se kishte mbetur vetëm ndryshimi në aspektin ligjor dhe juridik pasi ka kohë që konsullatat kanë kompetencat e punonjësve të Gjendjes Civile.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Daci tha se ky ndryshim është në vazhdën e përpjekjeve që qeveria shqiptare po bën edhe në drejtim të votës së emigrantëve.

Mbeti vetëm për t’u ndryshuar vetëm në aspektin legal dhe juridik. Ka kohë që Konsullatat kanë pasur dhe kanë kompetencat e punonjësit të Gjendjes Civile. Nuk e mendoj se çfarë kompetencash shtesë duhet të kenë ata. Pothuajse të gjitha shërbimet e Gjendjes Civile i kryen dhe konsullata, një pjesë të mirë të tyre që ka të bëjë me riprodhimin dhe rinovimin e  dokumenteve, lëshimin e  vërtetimeve të ndryshime, lëshimin e certifikatave .

Pas këtij ligji do forcohet më shumë. Është në vazhdën e përpjekjeve që qeveria shqiptare po bën edhe në drejtim të votës së emigrantëve. Me këtë ndryshim të fundit nuk përjashtohet mundësia që Konsullatat do të kenë kompetencë për të publikuar listat e votuesve. Dhe në një të ardhme mund të kthehen dhe në një qendër votimi.

Ajo që duhet të konceptohet në  Ministrinë tonë të Jashtme, por edhe në qeverinë e Shqipërisë është decentralizimi maksimal i konceptimit të shpërndarjes dhe efikasitetit të zyrave konsullore.

Duhet konsultë më e gjerë.

Në zyrat konsullore duhet të ketë aktivitete më atraktive me komunitetin.  Duhet të  kenë kontakte më të shpeshta me komunitetin. Duhet të kthehen në një klub të aktiviteteve kulturore, historike dhe promovuese të komunitetit shqiptar, atje ku janë të akredituara

Zyrat nuk duhet të jenë zyra që përfaqësojnë ekskluzivisht vetëm qeverinë që i ka emëruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy