
Dy ditë pas vrasjes së dy vëllezërve, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pranon se krimi i organizuar ka hedhur rrënjë në Shkodër.
Por sipas tij, ky nuk është një fenomen i ri, por diçka që ndodh prej dekadash.
Ndërkohë, kryebashkiakja Voltana Ademi tha se shkak për situata të tilla bëhet mungesa e parandalimit.



