Nis komunikimi zyrtar Kosovë-Izrael

Nis komunikimi zyrtar Kosovë-Izrael

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla njoftoi se sot pati telefonatën e parë historike me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Ky komunikim zyrtar vjen pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu disa javë më parë deklaroi se shteti hebre mirëpret Kosovën në librin e shenjtë të vendeve, hap ky që shënon njohjen e pavarësisë. 

Haradinaj-Stublla tha se kjo bisedë shënon një hap të rëndësishëm përpara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

“Diskutuam mbi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit dhe ndikimin e madh që ka kjo marrëdhënie për të dy vendet tona, e ndërtuar mbi bazat e miqësisë së jashtëzakonshme midis popujve tanë paqedashës,” shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo shkroi se e siguroi homologun izraelit se Kosova është e përkushtuar me kapacitet të plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke nderuar gjithashtu mikun dhe aleatin tonë të madh të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I konfirmova Z.Ashkenazi edhe qëllimin tonë për të hapur Ambasadën tonë në Jeruzalem”, theksoi diplomatja kosovare.

Ajo deklaroi se ka pranuar ftesën e Z. Ashkenazi për të vizituar Izraelin, dhe së bashku ra dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur.

“Vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje”, ka nënvizuar ministrja Haradinaj- Stublla.

Kosova ende nuk ka pranuar notë verbale diplomatike të njohjes nga Izraeli, që sipas zyrtarëve kosovarë, tashmë është punë e kryer por pritet vetëm konsumimi i procedurave që ka shteti hebre.

Njohja e Kosovës nga Izraeli ishte pika e 18 e marrëveshjes Kosovë- Serbi të nënahkruar në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy