Shteti i BE-së kërcënon Ukrainën me ndërprerje të energjisë elektrike

Shteti i BE-së kërcënon Ukrainën me ndërprerje të energjisë elektrike

Sllovakia mund të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Ukrainë nëse Kievi ndalon transportin e gazit rus në vendet e BE-së, ka thënë kryeministri sllovak Robert Fico.

Drupal Ad

Vendi i Evropës Qendrore, ekonomia e të cilit mbështetet shumë në gazin rus, i merr furnizimet e tij përmes territorit ukrainas nëpërmjet tubacioneve të epokës sovjetike.

Kryeministri ukrainas Denis Shmigal njoftoi në fillim të këtij muaji se, duke filluar nga viti 2025, Kievi do të ndalojë transportin e gazit rus dhe do të përdorë sistemin e tij të tubacionit vetëm për të ofruar gaz nga furnizues alternativë.

Kontrata aktuale me Moskën skadon më 31 dhjetor dhe Kievi ka deklaruar se nuk do ta rinovojë marrëveshjen. 

“Pas 1 janarit, ne do të vlerësojmë situatën dhe masat e mundshme reciproke kundër Ukrainës”, tha Fico në një video-mesazh në Facebook. "Nëse është e nevojshme, ne do të ndalojmë furnizimin me energji elektrike që Ukraina ka nevojë urgjente gjatë ndërprerjeve të rrjetit." Ai shtoi se Bralistava mund të konsiderojë hapa të tjerë hakmarrës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy