
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për lirimin e mjekut kardiolog, Edvin Prifti.
Mjeku kardiolog u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa u la i lirë më pas nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milion lekë të reja në shtëpi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.
Kujtojmë se mjeku i njohur është zbuluar rastësisht nga hetimet e SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për vapën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Teksa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin, zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para.



