Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të G7 thonë se mirëpresin lirimin e disa prej pengjeve të kapur më 7 tetor në Izrael dhe armëpushimin që ka lejuar një rritje të ndihmave humanitare për Gazën.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Ministria e Jashtme Britanike dhe e raportuar nga mediat ndërkombëtare, ministrat nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell kanë kërkuar që Hamasi të lirojë menjëherë dhe pa kushte të gjithë të rrëmbyerit e tjerë.
"Ne vlerësojmë udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, vendeve të rajonit, në veçanti Katarit dhe Egjiptit, dhe përpjekjet e tyre të palodhshme për të siguruar këtë armëpushim", shton deklarata e ministrave të G7.
Ne mbështesim përpjekjet e rëndësishme për të koordinuar ofrimin e ndihmës humanitare gjatë këtij armëpushimi.



