
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezentë, herë pas here në formë rrebeshi.
Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime përgjatë vijës bregdetare duke lënë me shira të dobët dhe të izoluar zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Gjatë natës pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira të dendur në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C.



