Beqiri: Me arrestimin e Metës futemi në një epokë të re, rrezikon të paktën 15 vjet burg (VIDEO)

Beqiri: Me arrestimin e Metës futemi në një epokë të re, rrezikon të paktën 15 vjet burg (VIDEO)

Avokati Idajet Beqiri doke folur në MCN TV tha se me burgosjen e Metës po futemi në një epokë të re, ku s’ka më të pandëshkueshëm. Sipas tij arrestimi i Metës është bërë konform ligjit, dhe ish-Presidenti rrezikon të paktën 15 vjet burg. Ai tha që ish-kryetari i shtetit u tregua një njeri pa personalitet gjatë prangosjes.

Në ngarkim të Ilir Metës është një numër i konsiderueshëm kallëzimesh penale që janë bërë dhe vazhdojnë bëhen, sepse veprat penale që ka kryer Meta, sidomos në fushën e vjedhjes së pasurive publike, është jashtëzakonisht e madhe, dhe shifrat e vjedhjes janë të frikshme. Meta dhe Berisha janë dy kokat e këtij korrupsioni të madh dhe krimi makabër që është bërë në këtë vend. Ishte një procedim penal që nisi në vitin 2019-të për CEZ-DIA-n, dhe iu shtua lobimi në SHBA, iu shtuan operacionet estetike, afera e Piro Xhixhos për problemin e telefonisë celulare. Kallëzimi që bëra unë është pjesë përbërëse e akuzës. Kishte bërë operacione estetike vet Meta, Monika, fëmijët, dhe ai vet në San Marino, 287 mijë euro. Atje gjetëm një faturë që kishte ardhur nga Qipro, nga një bankë ofsshore. Dikush thotë që është blerë edhe shtëpi në San Marino. Këto mospërputhje i zbuloi SPAK-u.

Mjaft analistë, edhe të botës së ligjit, merreshin më shumë me formën dhe linin jashtë përmbajtjen. Përmbajtja është çfarë krimesh dhe korrupsioni ka bërë ky njeri. Meta dhe Berisha vodhën floririn e Kërrabës, edhe është në Gjykatën e Lartë çështja. Me burgosjen e Metës po futemi në një epokë të re, ku s’ka më të pandëshkueshëm dhe do të veprojë ligji. Ekzekutimi i vendimit të arrestimit është bërë konform ligjit. Kryetari i shtetit që kemi pasur u tregua njeriu më pa personalitet dhe turpi i kombit shqiptar. Ti të zvarritesh aty në makinë, mbahu fort, edhe të heqin zvarrë! Edhe dekoratat në Presidencë i ka dhënë me lekë. Merrte 8 mijë litra karburant në muaj kur ishte ministër. E bëri shoferin e vet me dy restorante në Çikago të Amerikës! Për korrupsionin pasiv është deri në 12 vjet, për pastrimin e produkteve është deri në 5 vjet. Po të kërkoj gjykim të shkurtuar, jam i bindur që pa 15 vite burg nuk del Meta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy