Kryeministri i Kosovës Albin Kurti Kurti ka folur për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës. Duke folur mbi këtë çështje në edicionin e lajmeve në MCN TV eksperti i sigurisë Fatmir Sheholli tha se fajtor është vet Albin Kurti, i cili më parë është përzierë në zgjedhjet e vendeve të tjera duke bërë që tanimë të mos kemi një veprim nga BE.
“Deklarata e Kurtit ndaj kësaj çështje s’ka ndonjë relevancë në BE, për pasojë që asaj që Kurti është përfshirë shumë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Malin e Zi dhe Luginë. Vuçiç dhjetë mijë serbëve në Kosovë ua ka dërguar nga 20 mijë dinarë të Serbisë, që i bie 350 euro. Ka punësuar 400 punëtorë shëndetësore në Kosovë. Kjo e bën të jashtëzakonshme situatën, sepse jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Është përzierje flagrante në punët e brendshme të Republikës sonë. S’kemi deklaratë nga SHBA dhe Ambasada e SHBA. Emëruësi i përbashkët i kësaj çështje është Albin Kurti, sepse ai është përzier më herët në republika të tjera. Kurti do të ishte shumë mirë që BE-së t’i thotë unë s’do përzihem më në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut dhe ju lutemi merrni masa ndaj Serbisë, sepse Vuçiçi po përzihet në mënyrë flagrante në punët e Kosovës. Përzierja e Kurtit në republika të tjera ka sjellë në këtë situatë ku BE s’ka veprim dhe fajtori për këtë sjellje të Serbisë dhe për këtë mundësi që ia ka dhënë Serbisë është ish-kryeministri Kurti”.



