
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Alexis Tsipras, janë takuar në Londër, në një kohë kur pritet që Tirana dhe Athina të finalizojnë një marrëveshje për çështje të mbajtura pezull prej vitesh.
Takimi mes dy liderëve ka ndodhur në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër dhe duket se ka patur hapa përpara në lidhje me paktin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
"Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti mes Shqipërisë dhe Greqisë". Kështu janë shprehur dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Samitin e Londrës.
Në postim në faqen e Twitter-it të Kryeministrisë thuhet se "Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme. Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çeshtjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme".
"Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti", thuhet në postimin e Kryeministrisë.




