
I nxehti përvëlues shënon rekorde të reja në Europë.
Sot në Bekijnendijk,qytet në rajonin e Brabantit, në veri të Belgjikës, termometri ka shënuar 41.8 gradë Celsius, maksimumi historik në këtë vend që prej vitit 1833.
Lajmin e ka konfirmuar në Tuiter, meteorologu David Dehenauw.
I nxehti rekord ka përfshirë edhe Luksemburgun, ku temperatura ka arritur në 40.8 gradë.
Vala e të nxehtit pritet të ulë intensitetin e saj me kalimin e orëve dhe temperaturat parashikohet të kthehen në vlerat mesatare të stinës.



