“21 janari”, Sejamini: Ka patur përpjekje të qëllimshme politike për të provokuar gjak në protestë

“21 janari”, Sejamini: Ka patur përpjekje të qëllimshme politike për të provokuar gjak në protestë

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se nuk duhet të hetohet vetëm momenti i vrasjeve në 21 janarin e para 13 viteve, por edhe protesta, mënyra se si ajo u thirr.

Teksa u shpreh skeptik për zbardhjen e çështjes, Sejamini tha se një hipotezë është se ka patur përpjekje të qëllimshme për të provokuar derdhje gjaku në protestën e 21 janarit.

“Nuk e di nga ana teknike çfarë mund të arrihet, kjo është një ngjarje që më shumë se krim shtetërorë është krim politikë, Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë ngjarje kanë fituar, përfshi dhe Ramën që erdhi në pushtet pas kësaj ngjarje. Të ndjerët u vranë nga shteti dhe asnjë person tjetër nuk është dëmtuar politikisht nga kjo ngjarje. Drejtësi për këtë ngjarje nuk ka për të pasur asnjëherë. Politika shqiptare kishte nevojë që këtë ngjarje ta hetonte më thellë sepse ne po merremi me momentin e vrasjes.

Kjo është një ngjarje edhe më e ndërlikuar, aty ka pasur që nga mënyra si u thirr ajo protestë, mentaliteti me të cilën është thirr ajo protestë, qëllimi dhe organizimi i asaj proteste kanë qenë vepra kriminale në vetvete sepse aty mund të themi si hipotezë një përpjekje të qëllimshme politike për të provokuar për tu derdhur gjak në emër të pushtetit që do vijë dhe pastaj shteti për të treguar edhe një arrogancë tjetër e ka derdhur gjakun, ka dhënë urdhër për të vrarë dhe janë vrarë. Pra kjo është një çështje shumë më e ndërlikuar dhe fatkeqësisht unë nuk shpresoj se do ketë ndonjë drejtësi.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy