Johnson sulmon FIFA-n: Të izolohet Rusia, sporti s’mund të përdoret për të legjitimuar agresionin

Johnson sulmon FIFA-n: Të izolohet Rusia, sporti s’mund të përdoret për të legjitimuar agresionin

Kryeministri britanik Boris Johnson kritikon ashpër FIFA-n, për pritjen e delegacionit rus në kongresin e fundit botëror të mbajtur në Doha, lidhur me Kupën e Botës.

Javën e kaluar zyra e Kryeministrit britanik, i dërgoi një letër Presidentit Gianni Infantino, për ti shprehur mosdakordësinë e pranisë së Rusisë në Katar.

Johnson pretendon se ngjarja më e madhe e futbollit nuk mund të përdoret “si një platformë për të legjitimuar agresionin rus”.

Letra i referohet agresionit rus ndaj Ukrainës, ku Johnson shprehu “keqardhjen” e tij për mos pjesëmarrjen në short.

Ai madje i sugjeron Infantonos se ata që përfaqësojnë Federatën Ruse të Futbollit janë “në mënyrë efektive, organ përfaqësues për Kremlinin”.

Prandaj ne do t’ju nxisim në termat më të fortë të mundshëm që të rimendoni pozicionin tuaj për këtë çështje, në mënyrë që përfaqësuesit rus të futbollit dhe gjithashtu Federata a Futbollit të Bjellorusisë, të mos të angazhohen në takimet dhe e ardhshme të FIFA-s. Sporti nuk mund të përdoret si një platformë për të legjitimuar agresionin rus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy