Mori 10 mijë euro në këmbim të mosmbylljes së një lokali striptizmi, dënohet me burg ish-shefi i krimeve në Durrës

Mori 10 mijë euro në këmbim të mosmbylljes së një lokali striptizmi, dënohet me burg ish-shefi i krimeve në Durrës

Gazmir Preçi, ish-shef i Krimeve në Durrës, është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u kap duke marrë ryshfet prej 10 mijë eurosh në këmbim të mosmbylljes së një lokali striptizmi në qytetin bregdetar.

Preçi u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, por përfitoi ulje dënimi me 1/3 pasi gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar 

Gjykata vendosi gjithashtu që ai të mos ushtrojë funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2024, kur Preçi u arrestua në flagrancë pas një operacioni të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy