Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për shpërndarje droge. Policia italiane ka zbuluar se ata përdornin një fëmijë të vogël për të transportuar kokainën. Në prangat e karabinierëve ka rënë Elton Gegici, 31 vjeç, me banim në Fornacette dhe partnerja e tij 20-vjeçare. Gjatë kontrolleve, fëmijës së vogël të Gegicit i janë gjetur disa doza në pelenat që mbante veshur.
Policia mbante nën mbikëqyrje prej kohësh Gegicin dhe mikun e tij 40-vjeçar Ledio Pllumi. Karabinierët kanë ndërhyrë në momentin që kanë parë Gegicin t’i dorëzonte një dozë një prej klientëve të vet.
Ai është vënë në pranga, ndërsa Pllumi është vënë në pranga gjatë një aksioni tjetër të koordinuar.
Në shtëpinë ku jetonin të tre janë gjetur 72 doza kokainë me peshë totale 60 gramë si dhe mjete për ndarjen dhe paketimin e saj.
Dy të arrestuarit janë transferuar në burgun e Pisa-s.
