E ashtuquajtura gjenerata Z po largohet nga rrjetet sociale.
Shumë të rinjtë e lindur midis 1995 dhe 2010 po distancohen nga rrjetet toksike dhe obsessive “Tik Tok” dhe “Instagram” duke rifituar kontrollin e kohës së tyre. Sipas një sondazhi të fundit nga banka e investimeve Piper Sandler, vetëm 22% e të anketuarve midis moshës 7 dhe 22 vjeç treguan Instagramin si aplikacionin e tyre të preferuar, nga 31% në pranverën e 2020.
“Kur e fshin, kupton se nuk ke nevojë për të”, tha 20-vjeçarja Gabriella Steinerman për New York Post, duke zbuluar se ajo hoqi dorë nga Instagrami dhe TikTok në 2019.
Sipas një raporti në Wall Street Journal vitin e kaluar, Facebook zbuloi se Instagrami është i dëmshëm për vajzat adoleshente dhe përkeqëson problemet në lidhje me imazhin e trupit, ankthin dhe depresionin.
Studenti 22-vjeçar i Penn State Pat Hamrick gjithashtu u largua nga Facebook dhe Instagram dy vjet më parë dhe thotë se vuri re një përmirësim të madh.
"Më bëri të ndihem më mirë në jetën e përditshme, tani bëj gjërat e mia në mënyrën time", tha ai.



