Presidenti rus Vladimir Putin ka hapu samitin Rusi-Afrikë që po zhvillohet ditën e sotme në Shën Petersburg (në veri-perëndim të vendit) duke premtuar se do të japë drithëra falas për gjashtë vende afrikane në muajt e ardhshëm. "Në muajt e ardhshëm, ne do të jemi në gjendje të sigurojmë dërgesa falas të 25 deri në 50,000 tonë drithëra në Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Eritrea", tha Putin në fjalimin e tij hapës të transmetuar në televizionin rus në një sfond shqetësimesh nga vendet afrikane pas përfundimit të marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase në Detin e Zi.



