
Kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjfuca deklaroi se marrëdhëniet Prishtinë-Beograd janë më të këqija se ato Rusi-Ukrainë.
Ai u shpreh se nuk duhet përjashtuar kurrë mundësia e agresionit serb mbi Kosovën.
Natyrisht që NATO është e pranishme në Kosovë dhe përveç kësaj është e pranishme sipas një marrëveshje ushtarake që e ka me Serbinë. Unë nuk kam frikë le të themi të pajustifikuar se kjo marrëveshje mund të shkelët nga ana e Serbisë përmes një sulmi, por ne gjithmonë duhet të jemi të gatshëm që në raport me Serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Relacioni shtetëror i joni është më i keq se i Federatës Ruse me Ukrainën. Federata Ruse e ka njoftë Ukrainën, ishte pajtuar me shtetësinë e saj dhe prapë e ka sulmuar. Serbia ne as nuk na njeh. Nga ky kuptim unë mendoj se duhet të kemi kujdes të shtuar me Serbinë. Kurrë nuk duhet ta përjashtojmë mundësinë e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës. Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet ta shtojnë nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit. Kosova duhet padyshim ta ketë edhe nivelin artilerik të ushtrisë së vet. NATO-n si partnerë duhet t’i bindim që Kosova ka nevojë për këtë gjë”.



