
Gazetari Robert Papa nga studio e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në Partinë Demokratike ku është shprehur se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës ka ardhur si rezultat i një trysnie të madhe.
Ai shton se një ambasador amerikan nuk mund të ndikojë kaq hapur në një parti, prandaj sipas tij ka diçka që nuk shkon në gjithë këtë, teksa e cilëson një sjellje të panatyrshme trajtimin e ambasadores ndaj shqiptarëve
Ai ka pasur trysni pa diskutim dhe e kuptoj, por ambasadori amerikan nuk mund të ndikojë te një parti haptas, presioni ka qenë i madh por prapë ka diçka që nuk shkon, sepse Berisha prapë vazhdon dhe pas përjashtimit të jetë pjesë. Basha se ka forcën për të hequr Berishën. Me shpalljen non grata të tij, i takon Berishës të merret dhe ta zgjidhë problemin. Berisha është një aset te PD. Basha duhet të jepte një dorëheqje, të çbunkerizohej PD sepse të gjitha pushtetet drejtohen nga partitë. Nuk ka kryetar partish në Amerikë. As nuk bën lista, as nuk e njeh kush, është thjesht si një zëdhënës i partisë. E kam thënë dhe më herët, partitë vazhdojnë si gazerma ushtarake. Edhe nëse do kishte fituar Basha do vazhdonte njësoj si Rama, të njëjtët oligarkë. Duhet të jesh i hapur, më duket e panatyrshme sjellja e një ambasadore të trajtosh shqiptarët në atë mënyrë. Diplomacia ka grada si në ushtri. Ka përfituar atë emërim, por jo në këtë mënyrë. Ne jemi vend sovran, pro amerikan, nuk mund të thuash ti parti antiamerikane dhe kujt një partie që bëri përmbysje dhe një njeriu si Berisha që ka qenë dy herë në shtëpinë e bardhë.
I pyetur se shpesh është thënë që nëse nuk përjashtohej zoti Berisha, Partia Demokratike rrezikonte të shpallej organizatë kriminale dhe nëse është realist ky skenar, Papa tha se, “Nuk e besoj që të shpallet i tillë një grupim i madh. Presioni mund të ketë qenë por ska se si. Nuk mund ti thuash parti terroriste edhe sikur Berisha të ketë vjedhur etj etj. Çoje në këshill kombëtar sepse vota zgjidh çdo gjë”.
Sa i përket rikthimin në terren të Sali Berishës pas 30 vitesh dhe ndjesën ndaj demokratëve dhe a është kjo një betejë për të reformuar këtë parti apo luftë personale, gazetari Papa argumentoi se, “Unë them se çdo e keqe ka një të mirë. Pse nuk e zgjodhën non grata Berishën në 2017. Ai po i bën një të mirë partisë sepse po e hap".
Ndërsa përtej betejës ligjore që zonja Kokalari do të ketë me Partinë Demokratike, i puyetur nëse beson se Lulzim Basha ka qenë peng i dosjes së lobimit rus tha se, “Janë folur dhe më parë, është hedhur ideja se Basha ka përdorur rreth 1 mln dollarë për lobim, por se sa është e vërtet duhen hetime. Por Shqipëria ka ardhur stadi për foto me kongresmenë, kontaktet me diplomacinë amerikane kryhen me ata që janë këtu. Akuzat janë të rënda. Fakti që Berisha thotë se Lu ma ka sjellë këtë dosje do të thotë se dhe ai ka ditur, dhe nëse akuzat janë të vërteta problem do jetë dhe për Berishën. Sepse lobimi bie ndesh me sigurinë. Mjaft me lobingje, ndërkohë që ne shqiptarët me aksesin tonë mund të sigurojmë dhe takime falas me kongresmenë. Pastaj po kalove me klana të tjera, nuk e di ku i gjen partia një milion dollarë, është shifër e madhe. Amerikanët për para nuk të falin. Nuk ka shqiptarë që të jep, ka ligj në amerikë, ka faturë i ul te taksat”.



