Franca ndalon fluturimet me vendet jashtë BE-së, përfshirë Shqipërinë

Franca ndalon fluturimet me vendet jashtë BE-së, përfshirë Shqipërinë

Franca ndalon nga nesër të gjitha fluturimet me vendet jashtë BE-së, ku përfshihet edhe Shqipëria. Shteti po vendos kufizime të reja për të parandaluar përhapjen e Covid nga e diela, për të shmangur një izolim total.

Të gjitha fluturimet, përveç atyre esenciale, nga jashtë BE do të ndalohen dhe kërkesat e testimit për udhëtarët nga brenda BE do të shtrëngohen.

Castex tha se nga e diela, përveç atyre që udhëtojnë për arsyeve të jashtëzakonshme, "çdo hyrje në Francë dhe çdo dalje nga territori ynë drejt ose nga një vend jashtë Bashkimit Evropian do të ndalohet".

Nga ana tjetër, të gjithë hyrjet, jo vetëm nga ajri dhe deti, por edhe nga toka, duhet që të zbatojnë rregullin e testimit kundër Covid.

Ekzistojnë përjashtime, ku përfshihen punëtorët ndërkufitarë dhe transportuesit, dhe grupe të tjera si studentët, punonjësit shëndetësorë dhe diplomatët.

Nga ana tjetër, kryeministri Jean Castex tha se orari policor natën do të shtrëngohet dhe qendrat e mëdha tregtare do të mbyllen.

Këto masa janë parë si të buta dhe favorizojnë ekonominë. Ndërsa disa mjekë kanë frikë se nuk do të frenojnë përhapjen e infeksionit.

Burimi: BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy