Shkëmbim të burgosurish, Rusia liron 215 persona, mes tyre komandantë të Azovstal dhe shtetas të huaj

Shkëmbim të burgosurish, Rusia liron 215 persona, mes tyre komandantë të Azovstal dhe shtetas të huaj

Ukraina njoftoi se 215 shtetas ukrainas dhe të huaj janë liruar nga Rusia në një shkëmbim të burgosurish në Turqi.

Mes tyre ndodhen edhe pesë komandantë të mbrojtjes Azovstal dhe 10 persona nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Maroku, Suedia dhe Kroacia që luftuan përkrah ukrainasve, të liruar falë përpjekjeve të princit saudit Mohammed bin Salman.

Në këmbim, oligarku ukrainas pro-rus Viktor Medvedchuk dhe 55 ushtarë të tjerë u rikthyen në Rusi.

Autoritetet kompetente saudite i kanë marrë të burgosurit dhe transferuar nga Rusia, si dhe po lehtësojnë procedurat për kthimin e tyre të sigurt në vendet e tyre përkatëse.

Kështu thuhet në një shënim të lëshuar nga Ministria e Jashtme saudite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy