Takimi/ Hasani: Po punojmë për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Kuleba: Mirënjohës për mbështetjen

Takimi/ Hasani: Po punojmë për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Kuleba: Mirënjohës për mbështetjen

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një deklaratë të përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba theksoi se ka nisur puna për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev.

Ai u shpreh se Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës, ndërsa dënon agresionin rus ndaj saj. Sipas tij, plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, mundësia më realiste për arritjen e paqes.

Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Dënojmë me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës. Vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, mundësia më realiste për arritjen e paqes.

Bashkë me aleatët, të angazhuar për realizimin e Pikës 5, të rivendosjes në tërësi territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës. Ukraina, përparësi e punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti.

Ndërsa Dmytro Kuleba në fjalën e tij shprehu kënaqësi për vizitën në Tiranë, ndërsa theksoi se diskutuan bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve.

Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin Zelensky. Samiti tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon. Sot diskutuam bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria mike e mirë e Ukrainës, dua ta falenderoj për ndërmarrjen humantiare për rehabilitimin e fëmijëve ukrainas prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje është e vlerësuar.

Më kujtohet me mirënjohje mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe mënyra si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën.

Informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dronë e raketa. E rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës. Pritshmëritë tona është që një nga rezultatet e samitit të Uashingtonit do jetë që Ukrainë do të jetë një hap më pranë anëtarësimit. Të dashur miq, rroftë Ukraina!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy