A mund të vdesësh nga një dhëmb i infektuar? Nëse mendoni se jo, e keni gabim. Një burrë vdiq pasi infeksioni i dhëmbit i kaloi në gjak dhe mushkëri. Me profesion shofer kamioni, Vadim Kondratyuk, nisi të ankohej për dhimbje dhëmbi kur u nis nga Nju Jorku për në Kaliforni më 17 janar.
Për shkak të dhimbjes, ai ndaloi në Oklahoma, ku një dentist i mjekoi dhëmbin dhe i dha antibiotikë.
Por pak më vonë, burri i telefonoi të vëllait për t’i thënë që në gjendjen që ishte nuk mund të kthehej në shtëpi.
I vëllai shkoi për ta marrë, por shoferi 26-vjeçar kishte aq shumë dhimbje gjatë rrugës saqë u detyrua ta çonte në spital, ku mjekët i thanë se infeksioni ishte përhapur në trup.
Gjendja e tij u përkeqësua menjëherë dhe ai vdiq brenda pak ditësh.



