Aleati i Merkelit kritikon sërish: Emigracioni është nëna e të gjitha problemeve

Aleati i Merkelit kritikon sërish: Emigracioni është nëna e të gjitha problemeve

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, u rikthehet kritikave për emigracionin. Seehofer, i cili drejton CSU-në, aleatja më e madhe e CDU-së së kancelares Merkel, thotë se emigracioni është “nëna e të gjitha problemeve politike” në Gjermani.

“Shumë njerëz tani i lidhin problemet e tyre sociale me çështjen e emigracionit”, i ka thënë ai gazetës “Rheinische Post”. Seehofer ka shtuar se nëse Gjermania nuk i ndryshon politikat e emigracionit, partitë më të mëdha do të vijojnë të humbasin terren.

Seehofer trazoi politikën gjermane pak muaj më parë, kur shprehu një qëndrim pa kompromis në lidhje me emigracionin. Ai po kritikohet në Gjermani se nuk i ka dënuar publikisht protestat e të djathtës ekstreme pas vrasjes së një gjermani në Chemnitz, vrasje që dyshohet se është kryer nga dy azilkërkues sirianë.

Në lidhje me protestën e ekstremit të djathtë, ku pati edhe përshëndetje të stilit fashist, Seehofer thotë në intervistë se ata duhet të ndiqen penalisht dhe shton se “CSU nuk është verbër nga syri i djathtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy