Xhadat/ Përmbytje e dytë në 54 ditë në Kurbin

Xhadat/ Përmbytje e dytë në 54 ditë në Kurbin

Një muaj e gjysëm më vonë akoma pa marë veten nga përmbytja e parë zona e Kurbinit përbytet sërisht. Duke biseduar me Edmondin nëse ka marë akoma dëmshpërblim për përmbytjen e parë ai dërgon një sms ku thotë se ishte përmbytur sërisht. Babai i Edmondit, zoti Llesh Hoj tregon për Xhadat dëmet që ka pësuar nga kjo përmbytje e dytë sërisht. Ai thotë se uji erdhi me shpejtësi duke përmbytur qytetin dhe duke i bërë shumë dëme materiale dhe atij në biznes . Nuk dimë çfarë të bëjmë. Më janë dëmtuar 5-6 frigorifer të cilët i është futur uji  brënda.

Një muaj e gjysëm më parë pranë emisionit “Xhadat” banori i fshatit Drojë, Edmond Hoj ka bërë një denoncim në lidhje me dëmet e kryera nga përmbytja. Ai shprehet se ujë ka ardhur në mënyrë shumë të rrëmbyeshme dhe se  ka pësuar shumë dëme, në çdo gjë që pasur në shtëpi një metër e 20 cm ujë dhe ka bllokuar dy traktorat, veglat bujqësore i ka dëmtuar dhe uji ka bërë zhvendosjen e tij nga njëra anë në tjetrën. Më ka marrë bot spërkatje, më ka marrë fuqia nafte, koshtet e bletëve, më ka marrë pula deti kam pasur 70 copë dhe vetëm tre më kanë mbetur, pula, një furgon, kamionçinën e ka pas mbuluar uji dhe madje i ka shkulur edhe targën e parakolpin, 150 kuintal misër, 80 kuintal sojë, baza ushqimore e bagëtive është e gjitha e dëmtuar dhe vetëm lëkurat e viçit më ka marrë mbi 150 copë – shprehet Edmondi. Nuk di çfarë të them. Në fshatin Drojë sipas Edmondit janë 50 shtëpi që janë dëmtuar nga kjo përmbytje. Edmondi thotë se Bordi i Kullimit ka sjellë shumë probleme në atë zonë dhe sipas tij nuk është bërë asnjë reagim nga Bordi i Kullimit. Kur ka pastruar turbinat më parë mos t’i hidhte mbeturinat në lumë e të vijnë të na mbeten ne këtu. 

Një tjetër banore e zonës shprehet se dëmi material shkon shumë, ne nuk ndodheshim në Shqipëri dhe kemi ardhur me urgjencë për të shpëtuar ndonjë gjë, por ishte e kotë. Na ka marrë një makinë, u prishën toka me jonxhë që i patëm të mbjellura, pompa e ujit. Ajo shprehet se kjo gjë ndodhi sepse kanalet nuk janë pastruar nga shteti dhe si pasojë çdo vit jemi në këtë gjendje, pavarësisht se këtë vit ishte më e rëndë. Ne asnjë nuk na erdhi në ndihmë përveç se komshinjve

Xhadat shkuan dhe në bashki dhe aty i pret zyra e informacionit e cila njofton shefen e kabinetit Nertila Tusha të vijë të takojë ekipin e Xhadave. E pyetur për emisionin Xhadat zonja Nertila ajo thotë që Xhadat duhet të pyesin skuadrën e emergjencës që nuk ndodheshin në bashki për momentin sepse ishin në fshatin Drojë dhe sipas shefes së kabinetit iu tha të bënin një kërkesë për informacion.

Bënë kërkesën për informacion dhe dalin në terren për të parë se ku janë në fshatin Drojë skuadra e emergjencës, por pas verifikimit të bërë nga Xhadat aty nuk kishte në asnjë vend skuadër emergjence përveçse një fadromë që po pastronte shtratin e lumit.

Xhadat pyetën dhe qytetarët nëse është e vërtetë kjo që thotë bashkia dhe e vetmja përgjigje që marrim nga ato është se nëse do kishin ardhur skuadrat e emergjencës të na ndihmonin, nuk do ishim ne ato që po bëjmë punën e tyre. Një tjetër qytetar thotë se me datë 19.11.2025 kryetarja e bashkisë bashkë me stafin e saj kanë ardhur vetëm për të verifikuar situatën dhe për të bërë foto dhe jo për të na ardhur në ndihmë ne.

Por, sipas përgjigjies së kthyer nga Bashkia Kurbin me datë 21.11.2025 thotë se:

Ju informojmë se janë prekur Njësia Administrative Mamurras (kryesisht ultësira perëndimore), fshatrat Gjorem, Zheje, Ferr-Trashë dhe Shperdhet, si dhe Malësia e Milotit, Skuraj, Gallatë. Në njësitë Administrative Laç dhe Fushë Kuqe, megjithë sasinë e reshjeve të rëna, nuk kemi pasur problematika.

E gjithë kjo situatë, ku kemi pasur edhe banesa me prezencë uji, ka ardhur si pasojë e dy lumenjve, Drojë dhe Skuraj.

Është punuar deri orët e vona të natës, me mjete të rënda në argjinatura, kanale të para e të dyta për zhbllokime nga inertët, zjarrfikës për raste evakuimi, mjete të vëna në dispozicion nga kontraktorë privatë etj., për t’ju përgjigjur të gjitha situatave dhe duke pasur qëllim kryesor mbrojtjen e jetës së njeriut.

Puna do vijojë edhe ditët në vazhdim, për të rehabilituar infrastrukturën e dëmtuar, pastrimin e kanaleve nga inertët e aluvionet dhe për çdo rast që mund të dalë. Kemi qenë dhe vijojmë të mbetemi në gadishmëri.

            2.        Me urdhër të Kryetares së Bashkisë, tashmë, janë ngritur Grupet e Punës për evidentimin dhe verifikimin e të gjitha dëmeve si në pajisje e orendi, ashtu dhe në kultura bujqësore apo dhe bagëti (nëse do konstatohen). Këto Grupe Pune do përqendrohen kryesisht në Njësinë Administrative Mamurras, si njësia më e prekur. Pas kësaj, fillon procedura e vlerësimit të dëmeve, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit për çdo familje të prekur nga fatkeqësia.

            3.        Ashtu siç u shpjegua edhe më sipër, Bashkia Kurbin kishte marrë masat e duhura për përballimin e situatave që mund të shkaktohen për pasojë të shirave gjatë periudhës Vjeshtë–Dimër. Të gjitha kanalet e dyta dhe të treta (të cilat janë në varësi të pushtetit lokal) janë pastruar dhe mirëmbajtur. Fakti që në njësitë Laç dhe Fushë Kuqe, të cilat tradicionalisht kanë vuajtur nga këto fenomene, nuk pati probleme, e dëshmon më së miri këtë. 

Dhe pavarsisht se sipas Bashkisë Kurbin masat u morën që në përmbytjen e parë për të mos ndodhur sërisht e njejta gjë, gjendemi përpara një përmbytje të dytë.

Qytetarët e Kurbinit janë ngritur në protestë. Ato shprehen se kjo situatë po bëhet e vazhdueshme sa herë që bie shi. Po bëhen gati 14 vite që bashkia po drejtohet nga Partia Socialiste, nuk është vënë dorë në asnjë cep. E njejta situatë me 19 Nëntor ku doli një prrua , i bëmë thirrje edhe Bashkisë edhe Bordit të Kullimit dhe asnjëri nuk vuri dorë dhe mbrëmë pamë të njejten situatë- Shprehen qytetarët Banorët shprehen se kanë dalë dhe bllokuar kanalin e madh që uji i furishëm mos ta thyente që erdhi në ato momente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy