Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Levan, në vendin e njohur si Çezma e Levanit, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë, efektivët po punojnë edhe për menaxhimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili paraqet fluks të lartë automjetesh gjatë fundjavës.



