“Zgjidhja” shkëputet nga PS, Kokëdhima: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

“Zgjidhja” shkëputet nga PS, Kokëdhima: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

Lëvizja “Zgjidhja” është shkëputur nga Partia Socialiste. Kreu i lëvizjes “Zgjidhja” tha se në kushtet që janë krijuar brenda kësaj force nuk ka më mundësi për bashkëjetësë të mëndimit ndryshe. Kokëdhima tha në një takim në Korçë se “Zgjidhja” ka aplikuar për formalizmin si parti politike.

Gjatë një takimi në Korçë, Kokëdhima ka shprehur shqetësimin e tij për situatën ku është përfshirë vendi. Edhe një herë ai ka nënvizuar se zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës. Duke e cilësuar këtë veprim si një tradhti kombëtare, Kokëdhima ka theksuar se zhvillimi i votimeve pa opozitën nuk mund të prodhojë stabilitet dhe institucione legjitime. “Shqipëria po shkon drejt një situate kritike. Rama mendon dhe tenton që të rindërtojë me ca nga këto partizat e shportës së koalicionit të tij, një grup që do të bëhet opozita farsë dhe e emëruar e vedit”, tha Kokëdhima. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy