INSTAT, bien eksportet në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë

INSTAT, bien eksportet në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Sipas INSTAT, në Qershor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u ulur me 0,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,1 %, në krahasim me Maj 2017. Importet e mallrave në Qershor 2017 arritën vlerën 56 mld lekë, duke u rritur me 8,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,3 %, në krahasim me Maj 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 34 mld lekë, duke u rritur me 15,1 %, krahasuar me Qershor 2016 dhe me 7,9 %, në krahasim me Maj 2017.

Rënia vjetore e eksporteve prej -0,3 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -11,4 pikë përqindje dhe “prodhime druri dhe letre” me -0,02 pikë përqindje.
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, janë: “materiale ndërtimi dhe metale” me +4,5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +3,8 pikë përqindje dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje.

Në gjashtë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 13,5 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 295 mld lekë, duke u rritur me 5,6 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 162 mld lekë, duke u ulur me 0,1 %, krahasuar me 2016.

Ndërkohë eksportet kanë shënuar një rritje prej 13.4% me bazë vjetore për periudhën janar-qershor, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, duke ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes, teksa për 5 mujorin, zgjerimi ishte gati 17%.

Arsyeja kryesore e këtij ngadalësimi lidhet me rënien e fortë të shitjeve jashtë vendit të grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, që në qershor pothuajse u përgjysmuan, për të arritur në 2.7 miliardë lekë (nga 5.3 mld lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë). Kjo ka bërë që rritja e këtij grupi për 6 mujorin të ngadalësohet në 11%, nga rreth 40% që ishte zgjerimi në muajt e parë të vitit.

Arsyeja kryesore e këtij ngadalësimi lidhet me faktin se prodhuesi i naftës Bankers Petroleum, një nga eksportuesit më të mëdhenj, po e shet një pjesë të konsiderueshme të naftës në vend, tek kompania IRTC, e cila më pas e përpunon dhe e hedh në tregun e brendshëm. Burime nga Bankers Petroleum pohuan se aktualisht 50% e naftës shitet në vend dhe 50% shkon për eksport, ndërsa vitin e kaluar e gjithë sasia shkonte për eksport. Një tjetër faktor që ka ndikuar lidhet me rënien e çmimit të naftës në bursa në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Grupi më i madh i eksportuar vijuan të mbeten tekstilet dhe këpucët, që për 6 mujorin u rritën me 7.8%, në 58 miliardë lekë, duke përbërë 43% të totalit të eksporteve.

Në vlerë absolute, rritjen më të lartë të eksporteve e ka shënuar grupit “Materiale ndërtimi dhe metale”, me një zgjerim prej 6.4 miliardë lekë me bazë vjetore për 6 mujorin (për tekstilet e këpucët rritja për të njëjtën periudhë ishte 4.2 miliardë lekë), apo me 42%. Rigjallërimi i aktivitetit të Kurum (përmes kompanisë Albametal) dhe shtimi i eksporteve te materialeve të ndërtimit (çimentos) rezultojnë arsyeja kryesore e këtij zgjerimi.

Grupi “Ushqime, pije dhe duhan” ka ngadalësuar rritjen në qershor, çka ka bërë që për 6 mujorin ai të zgjerohej me 13% në 13.6 miliardë lekë.

Grupit “Mak, pajisje dhe pjesë këmbimi” i është kthyer sërish ritmeve të larta të rritje, me 24% për 6 mujorin, por ai mbetet i ulët në vlerë absolute, duke zënë 5.2% të totalit.

Grupet e tjera mbeten ende të papërfillshme përsa i përket eksporteve.

Capture

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy