Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, thotë se zhvillimet e fundit në qeveri treguan se maxhoranca e majtë nuk ka moral.
Në një postim në “Facebook”, Ndoka shprehet se qeveria është në agoni dhe mazhoranca është bërë si shtëpi publike.
Postimi i Ndokës
“Qeveria në agoni, mazhoranca si “shtëpi publike”!
LSI i ka kthyer ministrat e vet me një përdorim, si kamikazë politik!
Ylli shpërtheu, por jo bashkë me Ramën, shkrepje boshe pa pasoja!
Nëse flet, kritikon, sulmon, akuzon..., por kur dyshja “Rama-Meta” dashurohen, ministri hiqet si ‘kondom’ dhe hidhet në kosh!
Koka, Manjani, Vasili, e coo, të gjithë sulmuan policinë e qeverinë, Ylli ra, Petriti ngjitet!
Moral në “shtëpi publike” nuk kërkohet edhe nëse e kërkon nuk e gjen!
Moral tek mazhoranca aktuale nuk ka, nëse e kërkoni gaboheni!”



