
Në Rusi numri i personave të konfirmuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit shënon 10.581 raste të reja.
Edhe dje shifra ka qenë e lartë, 10,633 persona, të cilat paraqesin numrin më të madh të infeksioneve ditore të regjistruara deri më tani në vend.
Sipas raportove të forcave ruse antikoronavirus, në total janë 145.268 raste të konfirmuara të Covid-19 që nga fillimi i epidemisë në Rusi, ndërsa viktimat e koronavirusit të ri janë 1.356, nga të cilat 76 kanë ndërruar jetën në 24 orët e fundit. Të shëruarit në total janë 18.095.



