
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me banorë të lagjes nr.17, të Durrësit, ka prezantuar edhe planin me tre pika që do ti propozojë qeverisë.
Basha theksoi se vlerësimi i banesave duhet të përshpejtohet, në mënyrë që të qetësohen banorët, por sërish nuk ka lënë pa përmendur edhe të ashtuquajturit oligarkë.
“Duhet të bëhet sa më parë vlerësimi i banesave, gjë e cila shërben për qetësimin e banorëve. Plani ynë që do t’ia propozojmë qeverisë, ka tre pika.
Së pari, organizimi i qindra inxhinierëve që ofrohen vullnetarisht për të përshpejtuar vlerësimin e banesave.
Së dyti, ndarjae tyre në të banueshme dhe të pabanueshme.
Dhe së treti, të përdoret fuqitë që ka qeveria në gjendje për fatkeqësitë natyrore. Pra, të anullohen 150 milion dollarë për oligarkët dhe këto të destinohen urgjent për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në nevojë”-tha ndër të tjera Basha.
I pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me qeverinë, Basha është shprehur se gjendja paraqitet tragjike, dhe se nuk është koha as për teatër dhe as për poza.
“Gjendja tragjike e këtyre njerëzve kërkon ndihmë konkrete, nuk do as poza, as teatër. Mbështesim çdo përpjekje të qëverisë që iu vjen në nevojë ketyre njerezve. këta njerëz kanë nevojë për ndihmë.Nga ana tjetër, do bëjmë çdogjë këmi në dorë ne si opozitë dhe mbështetyësit tanë, vullnetarisht', tha Basha.



