Momente tensioni dhe përplasjesh në protestën e sotme para Parlamentit, ku ka pasur hedhje mielli, uji dhe vezësh, por edhe shoqërime në polici.
Eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës që po zhvillohet në afërsi të Kuvendit, bashkë me persona të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake, Progni ndodhej në zonën përreth Parlamentit, së bashku me disa qytetarë të tjerë, kur u ndalua nga forcat e rendit, pas momenteve të tensioneve me policinë.
Ai është mes personave të parë të shoqëruar, ndërsa situata në perimetrin e sigurisë vijon të jetë e tensionuar.
Ndërkohë protestuesit hodhën miell mbi makinën e kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe qëlluan me vezë drejt deputetëve të tjerë që po hynin në seancë.



