
Bordi i Transparencës që u ngrit me vendim qeverie pas protestave qytetare kundër rritjes së çmimeve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku vendosi çmimet e hidrokarbureve.
Qeveria ka vendosur që nga 217 lekë për litër, çmimi i naftës me pakicë të shkojë në 211 dhe me shumicë 206.
NJOFTIMI
Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, sot në datë 15 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, ky Bord vendosi:
Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e mërkurë, datë 16.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.



