
Disa shtete të SHBA po ngrenë padi kundër Google për sjellje antikonkurruese. Lëvizja e re konfirmohet nga avokati i Teksasit, shteti që udhëheq koalicionin e shteteve që e kanë ndërmarrë një hap të tillë.
"Jam krenar të njoftoj se Teksasi ka ngritur një padi kundër Google për sjellje anti-konkurruese", thotë Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton, duke theksuar se "Google ka përdorur në mënyrë të përsëritur fuqinë e saj monopol". Sipas thashethemeve, Teksasi synon të punësojë Ken Starr - avokatin kryesor të nismës për shkarkimin e ish-presidentit Bill Clinton disa vite më parë- për të ndjekur penalisht Google.



