
Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar në total 96 raste të reja pozitive me koronavuirus, duke çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 2590. 96 rastet e reja erdhën nga 207 teste të kryera sot nga laboratori i mikrobiologjisë.
Qytet më të prekura kanë rezultuar Prishtina me 44 raste, Prizreni me 10 raste, Peja me 7 raste, Rahoveci me 5 raste, Ferizaj me 5 raste, Suhareka me 4 raste, Mitrovica me 3 raste, Gjakova me 3 raste, Gjilani me 4 raste, Vushtria me 4 raste, Drenasi me 2 raste dhe me nga 1 Istogu, Fushë Kosova, Podujeva, Skënderaj dhe Viti.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 92 pacientë, ndersa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste kurse 1.148 janë aktivë. Nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot numri i rasteve me vdekje në Kosovë është 48, të gjitha më sëmundje bashkëshoqëruese.



