Një shqiptar është ndaluar nga doganierët grekë në Kakavijë, pasi iu gjetën me vete një sasi parash të padeklaruara.
Sipas mediave greke, një shqiptar u përpoq të hynte në Greqi nga Shqipëria me 32 600 euro pa dorëzuar deklaratën përkatëse për autoritetin doganor.
Në përputhje me ligjin grek, ai u gjobit me një vlerë prej 25% të shumës.



