AKU bllokon thertoren në Gjirokastër, konfiskohet mish pa vulë dhe certifikatë

AKU bllokon thertoren në Gjirokastër, konfiskohet mish pa vulë dhe certifikatë

AKU ka bllokuar një thertore të paligjshmë në Gjirokastër që tregtonte mish pa vulë dhe pa certifikatë.

Njësia e Hetimit Ushqimor pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë monitorimit në qarkun Gjirokastër për therjen dhe tregtimin e mishit, ka konstatuar në dy njësi therje dhe tregtim mishi, cenim të sigurisë ushqimore, për therje të paligjshme dhe tregtim mishi pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.

Gjatë ushtrimit të kontrollit në subjektin thertore në pronësi të shtetasit “M.Ç”, është konstatuar se procesi i therjes së kafshëve bëhej në mënyrë të paligjshme, jashtë normave higjieno-sanitare dhe kritereve tekniko-teknologjike.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masë të menjëhershme të bllokimit të ambienteve të therjes, bllokimin dhe sekuestrimin e sasisë së mishit në sasinë e 50.9 kg të gjendur në subjekt, duke e ndëshkuar edhe me masë administrative "gjobë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy