Indeksi i demokracisë nga ‘The Economist’/ Rama: Jemi në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA

Indeksi i demokracisë nga ‘The Economist’/ Rama: Jemi në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA

Kryeministri Edi Rama ka dalë për mediat lidhur me indeksin e demokracisë nga njësia e inteligjencës së prestigjiozes ‘’The Economist’’.

Rama deklaron se Shqipëria nuk hyn më tek regjimet hibride, ashtu si vendet e tjera të rajonit, por hyn tek demokraticë me të ‘meta’, ku ndodhen dhe vendet e BE dhe SHBA.

Ai thotë se për këtë ngjitje vlerësohet qeveria shqiptare, për reformat demokratizuese, veccanërisht për Reformën Elektorale që është arsye kryesore sipas kryeministrit.

"Indeksi i demokracisë nga njësia e inteligjencës së The Economist, Shqipëria për herë të parë pas 3 dekadash ka një rritje dhe praktikisht një kapërcim. Ka dalë nga kategoria regjim hibrid. Në 2006 Shqipëria ka figuruar për herë të parë në renditjen e The Econiomist dhe deri në 2013 trendi i indeksit ka qenë në rënie të vazhdueshme. Vetëm në virin 2013 ka nisur një rritje. Vetëm viti 2020 ka zënë pak ose aspak vend në pasqyrat e kanaleve sepse ato janë për amplifikimin e lajmeve te këqija, është një vlerësim që shënon arritjen më të lartë deri tani,  sjell kalimin në një kategori tjetër.

Jemi futur në të njëjtën klasë, me SHBA dhe BE, ndërsa vende të tjera të rajonit renditen ende te kategoria hibride. Shqipëria futet me vendet e BE në një demokraci më të zhvilluar. Kjo nuk është për të thënë se jemi më të mirë se ata, sepse nuk jemi. Por duke qenë se vimë nga mëposhtë edhe përmirësimi i indeksit të demokracisë na bën më të paktët që kemi arritur përmirësim. Çmontimi i formulës së vjetër të koalicioneve dhe standardizimi si në çdo vend të OSBE ka hyrë në një klasë tjetër, edhe në këtë aspekt. Ajo reforma që u tha dhe u stërtha që ishte një mënyrë për të kapur edhe zgjedhjet dhe për të linçuar grupimet kundërshtare me regjimin, faktikisht ka garantuar kalimin në një stad tjetër. Ajo reformë ka bërë që të respektohet adresa e votës", u shpreh Rama.

Më tej ai thekson se fakti që Shqipëria pati fatkeqësinë e madhe të dyfishtë të përballimit të jo vetëm pandemisë, por edhe tërmetin, sipas tij rrit edhe më shumë në sytë e tij vlerën e këtij vlerësimi. "Në kohë krizash dhe kaq të thella ruajtja e mekanizmave që mbrojnë liritë dhe të drejtat plus përkrah paralelisht me marrjen e masave kufizuese bëhet edhe më i vështirë dhe dëmet e mëdha të shkaktuara në njerëz dhe në burime financiare nga tërmeti dhe pandemia, impaktojnë jo thjeshtë ekonominë, por mund të kenë asaj në sistemin demokratik”, shtoi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy