Ushtria dhe policia greke në gatishmëri të lartë përgjatë kufirit me Turqinë

Ushtria dhe policia greke në gatishmëri të lartë përgjatë kufirit me Turqinë

Forcat greke të rendit vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri të lartë në kufirin me Turqinë. Kjo e fundit pretendon se të paktën tre veta kanë humbur jetën në tentativë për të kaluar ilegalisht.

Rreth 10 mijë emigrantë janë përpjekur të kalojnë kufirin, pasi Turqia deklaroi të enjten se nuk do të mbështesë më marrëveshjen e vitit 2016-të me Bashkimin Europian, për të mbajtur refugjatë në territorin e saj, në këmbim të miliarda eurove ndihmë.

Marrëveshja mendohet se e ka ulur me 97 për qind valën e emigracionit drejt Europës nga viti 2016.

Turqia mësohet se i ka kërkuar BE-së të ndajë jo vetëm përgjegjësitë financiare të krizës por edhe lëvizjen e të shpërngulurve drejt vendlindjeve, kryesisht në Siri, përndryshe miliona emigrantë mund të mësyjnë së shpejti në kufijtë europianë.

Autoritetet greke deklaruan se të martën kufiri ka qenë i qetë, krahasuar me përplasjet që ndodhen gjatë fundjaves, kur policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës kundër emigrantëve, përfshirë gra dhe fëmijë.

Ka pasur sot vetëm disa përpjekje. Le të shpresojmë se ata do t’a marrin mesazhin”, tha një officer i ushtrisë greke për Reuters.

 Bashkimi Europian por edhe Greqia të martën e konsideroi lëvizjen e Turqisë një formë shantazhi.

"Greqia nuk mund të shantazhohet kështu. Unë nuk do lodhem së përsërituri se kufijtë e Greqisë janë edhe kufijtë e Europës. Dyshoj që Europa e ka vonuar zgjidhjen e kësaj krize dhe ajo tani është një kambanë alarmi për të menduar ndryshe," deklaroi kryeministri Qirjakos Micotaqis nga qyteti i Aleksandropolisit gjatë inspektimit të situatës.''

Presidentët e Komisionit Europian, të Këshillit dhe të Parlamentit Europian pritet të vizitojnë gjatë ditës Greqinë për të treguar solidaritetin e tyre./Reuters/ 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy