
Analisti Denis Dyrnjaja në studion e ‘MCN Live’ ka komentuar rubrikën ‘Sy më sy’ të kryeministrit Rama ku veçoi lajmin që ai bëri të ditur sot, se në 2030 mbyll mandatin.
Ai tha se sot Rama na dha një datë për përfundimin e mandatit të tij gjë që më parë nuk kishte ndodhur.
Sipas tij një tjetër gjë që bie në sy është dhe mbrojtja që ai po i bënë Dumanit, gjë që të lë të kuptosh se kryeministri mund të ketë një kompleks me SPAK që e detyron atë të ndryshojë raportin me kreun e këtij institucioni.
Rama deklaroi se do iki në 2030, pasi të kem futur Shqipërinë në BE. Sot kemi një datë kur Rama vendosi të iki vetë. Kam përshtypjen se ne kështu duhet ta shohim që Rama vendos këtë limit politik për veten e vetë.
E kuptoj pse Rama e thotë këtë por gjithsesi Rama vendosi një datë për veten e vetë, por a do e mbajnë shqiptarët deri në 2030 Ramën, a do ketë probleme Rama me drejtësinë dhe a do jetë problem drejtësia në raport me atë që po ndodh me Ramën ku sa herë që del në rubrikën ‘sy më sy’ i shpreh respektin e palëkundshëm Altin Dumanit, gjë që s’ka ndodhur më parë.
Pra diçka ka ndryshuar në trajektoren e politikës së Ramës me Altin Dumanin. Ka kryeministri një problem me Ramën lind pyetja që detyrohet të ndryshojë raportin e tij me SPAK. Rama ka hall vetëm veten e vet, për të askush nuk ka rëndësi përveç vetes së vetë.
Disa elementë të Ramës më duken të tepruara dhe përveç se mund të korrigjojë veten e vetë ai ka humbur dhe kontaktin me njerëz që ti thonë që po e tepron, por se di nëse ka njeri afër që mund t’ja thotë këtë gjë, apo ata mendojnë se po gaboi gabon vetë, apo po na çoi në greminë le të na çojë, pra janë aty vetëm si shurdhë memecë.
Tha se 1 mijë vetë janë duke punuar për hyrjen e Shqipërisë në BE, po kjo është e ekzagjeruar, nuk mund të besojmë ne tani që 1 mijë veta punojnë për këtë.



